Jemi Skuadër që krijon website.
Ne merremi me krijimin e faqeve në internet me dizajn modern dhe të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti. Synimi ynë është të ndërtojmë prezencë të fortë online për bizneset e voga dhe individët, duke kombinuar dizajn tërheqës me performancë të lartë dhe eksperiencë të mirë për përdoruesin. Nga faqet prezantuese deri tek dyqanet online, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin tuaj në botën digjitale me çmimet më te mira.

Zhvilluesi i projekteve tuaja

Fabjan Broshka
Unë jam zhvillues web i diplomuar në Shkenca Kompjuterike në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan. Gjatë studimeve të mia në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, fitova një bazë të fortë në sistemet kompjuterike, arkitekturë dhe programimim.
Pse duhet të bashkëpunoni me ne?
Website i Personalizuar
Website i personalizuar është një faqe e krijuar posaçërisht për biznesin tuaj, duke u përshtatur plotësisht me nevojat, qëllimet tuaja. Çdo detaj, nga dizajni deri te funksionalitetet, zhvillohet në mënyrë unike për të reflektuar profesionalizmin e markës tuaj.
Hosting në Zvicër
Me servera të vendosur në një nga vendet më të besueshme në botë, të dhënat tuaja mbrohen sipas standardeve të larta të privatësisë dhe infrastruktura garanton shpejtësi të mirë të ngarkimit për përdoruesit në çdo kohë.
I dukshëm në Google
Website juaj optimizohet për t’u gjetur lehtësisht nga klientët në Google, duke përmirësuar pozicionimin në Google dhe duke rritur dukshmërinë e biznesit tuaj tek audienca e duhur.
Dizajn Responsiv
Dizajn i harmonizuar për çdo pajisje. Website juaj duket dhe funksionon perfekt në smartphone, tablet, laptop dhe kompjuter.
Siguri Maksimale
Siguria është e përfshirë në çdo shërbim që ofrojmë, duke garantuar mbrojtje të plotë për ju dhe klientët tuaj. Ne implementojmë masa të avancuara sigurie për të parandaluar sulmet, aksesin e paautorizuar dhe çdo rrezik potencial, në mënyrë që ju të keni një platformë të besueshme dhe të mbrojtur në çdo kohë.
Suport
Ju ofrojmë suport të vazhdueshëm pas përfundimit të projektit, duke siguruar përgjigje për çdo pyetje, rregullim ose problem teknik që mund të lindë, në mënyrë që faqja juaj të funksionojë pa probleme.
Keni akoma pyetje?!
Keni ende pyetje apo dëshironi të filloni projektin tuaj?! Na kontaktoni sot për nje konsultim falas. Jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo hap, nga koncepti deri tek realizimi.

